Rreth meje

 

Anita Sedaj albanisch uebersetzerin dolmetscherin frankfurt am main

Anita Sedaj

Përkthyese - interprete

Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • E licencuar
  • Me betim të përgjithshëm
  • Me përvojë shumëvjeçare

Adresa:
Burgstraße 3a  
65760 Eschborn

Dërgoni   Mesazh

  0172 6979921 

Rreth meje

 

Në moshën 10-vjeçare kam ardhur me familjen time nga Kosova për në Gjermani, ku më pas u rrita me dygjuhësi. Qysh gjatë shkollimit tim pranë shkollës së përkthyesve (Würzburger Dolmetscherschule) ndihmova babën tim në agjencinë e tij të përkthimeve, i cili po ashtu punonte si përkthyes i gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë unë erdha shpejt në kontakt me artin e përkthimit me shkrim dhe me gojë. Kësisoj unë mora gjithnjë e më tepër detyra e përgjegjësi mbi mua, kështu që në vitin 1995 fillova nga Eschborni të punoja në mënyrë të pavarur në zonën e Frankfurtit si përkthyese dhe interprete e gjuhës shqipe (shqip-gjermanisht e anasjelltas). Gjatë viteve në vijim është rritur zona ime e punës edhe përtej Frankfurtit, kështu që tashmë punoj në të gjithë territorin e quajtur Rhein-Main-Gebiet, që përfshin qytetin Frankfurt mbi Majn dhe qytete të tjera përgjatë lumenjve Rhein dhe Main (Rina dhe Majna). Veprimtaria ime nuk ndalon në kufijtë e landit Hessen dhe si e tillë punoj edhe në pjesën kufitare të landeve Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz.

Përmes vizitave të rregullta private dhe profesionale në Kosovë e Shqipëri, unë vazhdoj të mbaj lidhjen me gjuhën e përditësuar shqipe, kështu që dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe nuk paraqesin barrierë për mua.

Pikat e forta të mia janë ndjeshmëria në situata delikate, saktësia në përkthim dhe sigurisht kënaqësia që më jep profesioni im.

Përveç gjuhëve shqip dhe gjermanisht flas edhe anglishten.

Mirupafshim dhe Auf Wiedersehen!

Anita Sedaj

Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhën shqipe në Gjermani

Rreth meje

 

Anita Sedaj albanisch uebersetzerin dolmetscherin frankfurt am main

Anita Sedaj

Përkthyese - interprete

Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • E licencuar
  • Me betim të përgjithshëm
  • Me përvojë shumëvjeçare

Adresa:
Burgstraße 3a  
65760 Eschborn

Dërgoni   Mesazh

  0172 6979921 

  Adresa


Burgstraße 3a
65760 Eschborn

© 2020 Anita Sedaj - Dolmetscherin Übersetzerin - Albanisch Deutsch Albanisch Frankfurt

  0172 6979921