NAVIGATIONI
Rreth meje
Anita Sedaj
Përkthyese - interprete
Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht
- E licencuar
- Me betim të përgjithshëm
- Me përvojë shumëvjeçare
Adresa:
Burgstraße 3a
65760 Eschborn
Anita Sedaj
Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhët gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht.
Mirë se vini në faqen time të internetit. Këtu ju mund të informoheni rreth meje dhe shërbimeve të mia. Në qoftë se keni nevojë për përkthime me shkrim të kombinimeve gjuhësore gjermanisht-shqip apo shqip-gjermanisht, atëherë unë mund t‘ju parashtroj ofertën time.
Puna ime përfshin përkthimin e të gjitha llojeve të dokumenteve zyrtare, si p.sh.:
- certifikatë të lindjes
- certifikatë të martesës
- certifikatë të vdekjes
- certifikatë të gjendjes martesore
- aktgjykimet për shkurorëzim, etj.
Për të pranuar ofertën time ju lutem më dërgoni me WhatsApp apo email dokumentet që duhen përkthyer. Pas një kohe të shkurtër ju do të pranoni ofertën time.
Nuk është me rëndësi shteti i cili lëshon dokumentet. Ato mund të jenë dokumente nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo regjioneve të tjera, ku gjuha shqipe pranohet si gjuhë zyrtare (p.sh. në disa regjione të Serbisë dhe Malit të Zi). Dokumentet kosovare dhe ato nga Shqipëria tradicionalisht përbëjnë shumicën e dokumenteve që përkthehen nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane, pasi që në Gjermani jeton një komunitet mjaft i madh i kosovarëve dhe shqiptarëve.
Sa për dijeni: Gjuha “kosovarçe” nuk mund të quhet gjuhë në aspektin e mirëfilltë. Gjuha kosovare e folur në Kosovë është dialekt i "gegërishtes" i gjuhës shqipe, ose më mirë të themi dialekt i "gegnishtes verilindore", pra forma e dialektit gegë që flitet në Kosovë nga shoqëria e atjeshme.
Në lidhje me përkthimet me gojë (interpret) të gjuhës shqipe dhe gjuhës gjermane unë jam në dispozicion në të gjithë zonën Rhein-Main, e cila përfshin qytetin Frankfurt mbi Majn dhe qytetet e tjera përreth e përgjatë lumenjve Rhein dhe Main (Rina dhe Majna). Përkthimet me gojë mund të jenë të domosdoshme në qoftë se keni punë me ente siç janë gjendja civile (për martesa), zyra për të huaj apo institucione të tjera shtetërore. Por kam dhe shumë vite eksperiencë si interprete dhe përkthyese për gjuhën shqipe pranë gjykatave, pranë Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë si dhe përplot institucioneve të tjera. Pikërisht në këtë fushë të përkthimeve me shkrim dhe me gojë për gjuhët gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht kam eksperiencë që nga fillimi i viteve 90, kështu që kam grumbulluar përvojë të shumëllojshme në profesionin tim si përkthyese e licencuar për gjuhën shqip-gjermanisht dhe gjermanisht shqip. Në përputhje me këtë gjë kam krijuar dhe një sens të hollë për aspektet gjuhësore. Me ndjeshmërinë time të veçantë kam aftësinë të zbatoj kërkesat e klientëve të mi, të cilët kanë nevojë për shërbimin tim në sajë të përkthimeve të gjuhës shqipe në Gjermani.
Besueshmëria ime absolute është në natyrën time. Për më tepër unë, si interprete dhe përkthyese e licencuar e gjuhës shqipe, me ligj jam në mënyrë të veçantë e detyruar të mbaj sekretin profesional. Kështu unë punoj edhe në fusha të ndjeshme, siç janë entet për mbrojtjen e të rinjve, gjykatat familjare, institucionet federale dhe të landeve (republikave), si dhe për zyra të tjera.
Edhe në tregun e ekonomisë së lirë kam krijuar emër si përkthyese për gjuhën shqipe dhe interprete për gjuhën shqipe.
Në lidhje me disponueshmërinë time, unë pranoj punë në këto qytete/vende/regjione në vijim dhe sipas marrëveshjes edhe më gjerë:
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Hessen
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Eschborn
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Frankfurt am Main
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Frankfurt-Höchst
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Langen
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Friedberg
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Büdingen
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Gießen
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Alsfeld
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Bad Homburg vor der Höhe
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Marburg
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Offenbach am Main
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Bad Hersfeld
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Dieburg
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Darmstadt
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Hanau
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Wiesbaden
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Mainz
- Interprete / përkthyese shqip-gjermanisht Worms
Në qoftë se keni pyetje të mëtutjeshme, jam në dispozicionin tuaj.
Anita Sedaj
Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhët gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht.
Rreth meje
Anita Sedaj
Përkthyese - interprete
Përkthyese dhe interprete e licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht
- E licencuar
- Me betim të përgjithshëm
- Me përvojë shumëvjeçare
Adresa:
Burgstraße 3a
65760 Eschborn